75 Mall Live Search
20:44 / E Enjte, 30 Prill 2026 / H F

Detaje të reja nga takimi Osmani–Abdixhiku

Takimi ndërmjet ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, po vijon prej rreth dy orësh dhe ende nuk ka përfunduar, shkruan IndeksOnline.

Takimi po mbahet në një nga restorantet në kryeqytet dhe vjen në vazhdën e zhvillimeve të fundit politike, përfshirë edhe caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.

Në qendër të diskutimeve është harmonizimi i qëndrimeve politike dhe mundësia e një bashkëpunimi të mundshëm në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 7 qershor. /IndeksOnline/