Detaje të reja nga therrja me thikë në Klinë, kjo është gjendja e të plagosurve
Pak më parë ka ndodhur një përleshje në Klinë, me ç’rast dy persona janë plagosur.
Detaje lidhur me këtë rast ka dhënë për IndeksOnline zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Policia është njoftuar rreth rastit në orën 10:40 se në rrugën “Leonard Palucaj”, pas një mosmarrëveshjes mes tre personave. Kanë dalë jashtë dhe janë perleshur, dy prej tyre kanë marrë lëndime trupore dhe dyshohet se iu është shkaktuar nga mjeti i ftohtë, apo mjet i hekurt. Janë duke u trajtuar në spital rajonal dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.”, ka thënë Gashi.
“Një person është në arrati”, ka shtuar tutje ai.
Tutje, ai ka bërë me dije se me rastin po merren organet e hetuesisë.

