Detaje të reja nga transferimi i Muriqit te Mallorca

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do ta vazhdoj karrierën si futbollist në kampionatin spanjoll te klubi i Mallorcas.
Pas dështimit të transferimit te Club Brugge, Muriqi do të rikthehet te Mallorca, këtë here jo si i huazuar por si futbollist i përhershëm, shkruan Indeksonline.
Gazetari, Arlind Sadiku, ka njoftuar Mallorca ka bere ofertë prej 9-10 milionë eurove për Vedat Muriqin, e cila është pranuar nga klubi i Lazios.
Muriqi do te nënshkruaj kontrat 4 vjeçare me klubin Spanjoll deri më 2026./Indeksonline/