Detaje të reja nga vdekja e reperit 26 vjeçar amerikan
Miku i Mac Miller e dinte se reperi ishte në një gjendje të dëshpëruar, kur ai bëri thirrje për ndihmës mjekët pasi gjeti trupin e Mac.
Në thirrjen 911 që e posedon TMZ – një telefonues mashkull mund të dëgjohet duke iu lutur operatorit për të marrë një njësi në shtëpinë e Mac sa më shpejt që të jetë e mundur. Në një moment, thirrësi kërkon: “Të lutem, nxito”, transmeton Indeksonline.
Mac u shpall i vdekur në shtëpinë e tij në San Fernando Valley të premten e kaluar nga një mbidozë e dukshme.
Policët gjetën një sasi të vogël të pluhurit të bardhë në shtëpi, por besojnë se vendi ishte pastruar nga çdo lloj droge ose pajisje. Burimet e zbatimit të ligjit thonë se Mac ishte vdekur për orë të tëra para se të zbulohej trupi i tij.
Shkaku i vdekjes së reperit mbetet një mister, ndërsa testimet toksikologjike janë në pritje.
Ai ishte 26 vjeç./Indeksonline/