Detaje të reja nga vrasja e rreshterit Muhamed Lika – nga kush u gjet i plagosur? (Video)

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, u qëllua për vdekje mbrëmë vonë para banesës së tij në Kaçanik.
IndeksOnline sot ka vizituar familjen e të ndjerit.
Djali i axhës së tij, Muzafer Lika, tha se janë tronditur nga ngjarja dhe për asnjë moment nuk e kishin pritur një fatkeqësi të tillë.
Ai bëri me dije për IndeksOnlinen se pas plagosjes, ishte bashkëshortja e tij ajo që e gjeti para banesës në gjendje të rëndë.
Plagët e rënda ishin të papërballueshme për të dhe fatkeqësisht, ai ndërroi jetë.
Familja ka hapur të pamen, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 16:30./IndeksOnline/