23:44 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / OSH

Detaje të reja: Nxënësi i plagosur është në klasën e 10, mësimin e kishte përfunduar në 17:30

Dy nxënës dhe shoferi kanë mbetur të vrarë në sulmin makabër ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit.

Po ashtu, një nxënës tjetër ka mbetur i plagosur.

Koordinatori i shkollës së mjekësisë në Deçan ka thënë se i plagosuri është në klasën e 10-të.

Ai ka thënë se nxënësi në fjalë e ka përfunduar mësimin në orën 17:30.