09:49 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / AR

Detaje të reja për aksidentin ku humbi jetën një person dhe tre u lënduan

Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident me fatalitet në fshatin Uglar.

Nga hetimet e para mësohet se njëra shtetase e Shqipërisë ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, ndërsa të lënduar kanë mbetur tre persona tjerë të gjithë shtetas të Shqipërisë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë./Indeksonline/