75 Mall Live Search
09:37 / E Shtunë, 05 Qershor 2021 / A. M.

Detaje të reja për aksidentin në Gadime, vdiq 12 vjeçari në QKUK

Një fëmijë 12 vjeçar ka humbur jetën të premten në QKUK pasi mori lëndime të rënda në një vetaksident në Gadime të Lipjanit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se shoferi derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është vetaksidentuar.

“Lëndime ka pësuar edhe i dyshuari-drejtuesi dhe një pasagjer mashkull kosovar. Të lënduarit për shkak të lëndimeve janë duke u trajtuar në QKUK”, thotë policia.

Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë të dërgohet në IML për obduksion në Prishtinë.