Detaje të reja për aksidentin që ndodhi mbrëmë në Zahaq të Pejës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mesnatës, konkretisht në fshatin Zahaq.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se tre persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.
Njëri nga ta është me lëndime më serioze dhe është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. F.M janë inicialet e pejanit 23 vjecarit nga Peja që pësoi lëndime nga ky aksident.
Si në të shpeshtën e rasteve, një Golf 2sh ka qenë i përfshirë në përplasjen mes dy veturave./Indeksonline/