20:13 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / AR

Detaje të reja për aksionin e Policisë, po pinin kafe në pompë derivatesh, kur u arrestuan

Policia e Kosovës, përkatësisht Krimet Ekonomike bashkë me Njësinë Speciale kanë zhvilluar një aksion të madh, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Në këtë aksion janë arrestuar gjashtë persona. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Të njëjtit u arrestuan teksa ishin duke pirë kafe në një pompë derivatesh në Prishtinë. Kështu mëson ekipi i Indeksonline, që ndodhet në vendngjarje.

Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni me informacione shtesë”, tha Krasniqi.