Detaje të reja për aksionin e Krimeve Ekonomike që po zhvillohet në disa rajone

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksion të gjerë të Krimeve Ekonomike.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për Indeksonline ka konfirmuar aksionin.
Ai bëri të ditur se aksioni po realizohet në disa lokacione të ndryshme duke mos dhënë shumë detaje.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë duke realizuar disa operacione policore, në disa lokacione/rajone të ndryshme. Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura detajet shtesë rreth këtyre operacioneve policore”, tha ai./Indeksonline/