75 Mall Live Search
10:12 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / B O

Detaje të reja për arrestimin e tre personave në Pejë, si ndodhi ngjarja

Indeksonline ka raportuar mbrëmë për arrestimin e tre të rinjve në qytetin e Pejës.

Të dyshuarit janë ndaluar me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar dhe gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike në peshë të përgjithshme 109.4 gram.

Indeksonline mëson se tre të rinjt janë nga qyteti i Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/