Detaje të reja për bastisjen e dy shtëpive mbrëmë në Prishtinë nga Gjykata Speciale
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut-KMDLNJ ka thënë se Gjykata Speciale të martën në mbrëmje ka bastisur dy shtëpi në Prishtinë.
“Sipas informatave të KMDLNj-së mbrëmë më 2 maj 2023, policë të Gjykatës Speciale – EULEX-it bastisën shtëpinë e Flamur Sopi dhe Nuhi Ahmetit duke filluar nga ora 19:00 e deri në mesnatë. Policë të Gjykatës Speciale mbrëmë midis orës 19:00 e deri më 23:00, bastisën shtëpinë ku banon me qira Nuhi Ahmeti, ish i burgosur politik, kontribues aktiv në luftën e UÇK-së dhe nga viti 1990 aktivist i KMDLNj-së. Nuhi Ahmeti i ka deklaruar KMDLNj-së se policët para bastisjes ia kanë treguar urdhrin e Gjykatës për bastisje, e kanë njoftuar me të drejtat që i takojnë si dhe për të drejtën që gjatë bastisjes të jetë edhe avokati i autorizuar nga z. Ahmeti. Nuhi Ahmeti thotë se sjellja e policëve ishte në përputhje me mandatin e përcaktuar, se nuk kanë bërë asnjë dëm material dhe se ia kanë konfiskuar një telefon. Pas bastisjes i kanë lënë një ftesë për intervistim në EULEX, me datë 3 maj 2023, në ora 9:30”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.KMDLNj ka shtuar se është në pritje të përfundimit të intervistimit në mënyrë që të mësojë për arsyet e bastisjes dhe qëllimet e intervistimit.
Të fundit nga Lajme
-
23:35 /
E Shtunë, 20 Qershor
Ishte në Listën e Personave të Zhdukur, nesër rivarroset Hajdar Pepaj
-
23:30 /
E Shtunë, 20 Qershor
Shekerinska: Angazhimi i NATO-s për Kosovën mbetet i palëkundur
-
23:24 /
E Shtunë, 20 Qershor
Auditimi në MPJD zbulon shkelje në prokurim dhe tejkalim mandatesh në misionet diplomatike
-
23:05 /
E Shtunë, 20 Qershor
Forcat amerikane: Po monitorojmë Ngushticën e Hormuzit për t’u siguruar që ajo të mbetet e hapur
-
21:57 /
E Shtunë, 20 Qershor
Deputeti i Vetëvendosjes pjesë e protestës në Tiranë
-
21:42 /
E Shtunë, 20 Qershor
Protestuesit nisin rrethimin e Kryeministrisë në Tiranë: Sonte do ta gdhijmë këtu!

