75 Mall Live Search
11:03 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / S Z

Detaje të reja për gruan që lindi para kohe nga dhuna e burrit, dhunuesi ishte nga Hajvalia

Derisa po priste ta sillte në jetë fëmijën, një grua nga Hajvalia u përballë me dhunë fizike nga burri i saj. E pas dhunës që ushtroi burri, gruaja shtatzënë lindi para kohe  fëmijën e saj.

Një burim i ka thënë “Indeksonline”, se  si pasojë e një fjalosje,  që kishte ndodhur mes gruas shtatzënë dhe burrit të saj, ajo ishte larguar nga shtëpia dhe se e gjithë kjo situatë ka rezultuar pastaj me dhunë.

E lindja e fëmijës së saj në QKUK është bërë nën masa sigurie, pasi që policia ka qëndruar tek salla e lindjes dhe në Klinikën e  Gjinekologjisë, derisa burri  që ushtroi dhunë mbi gruan shtatzënë, është arrestuar dhe është larguar rreziku se dhuna ndaj gruas mund të përseritet.

Drejtori i klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj, tha për  “Indeksonline”,  se  gruaja e cila ka shkuar për të lindur ka treguar për dhunën që ka përjetuar nga bashkëshorti i saj dhe se ajo ka marrë trajtimin e duhur.

“Të dielën pacientja ka ardhur në klinikë në mëngjes dhe se lindja është kryer gjatë ditës. Menjeherë është lajmëruar policia, nën dyshimin për dhunë fizike. Policia kanë ardhur e kanë marrë deklaraten e saj dhe kanë qëndruar me të deri në lindje. Lindja është kryer mirë dhe se gruaja është mirë. Janë bërë disa analiza shtesë dhe sot ose nesër gruaja lëshohet në shtëpi”, tha Ndrejaj.

Ndrejaj thotë se shtatzëna erdhi në klinikë me dhimbje koke, por se nuk kishte pasur shenja dhune në trup. Pasi që ishte goditur nga burri i saj, asaj iu bë dhe një  CT për të verifikuar mos ka ndonjë lëndim, si pasojë e  goditjes nga burri.

 “Nuk ka pasur shenja, hematoma në trup. Ka pasur ankesa në kokëdhimbje, sepse  siç ka deklaruar ajo, ai e ka goditur. Për shkak të ankesave në kokdhimbje,  ne i kemi bërë dhe një CT- të kokës e kemi thirrë neurologun për të parë mos ka ndonjë lendim. Por të gjitha kanë dalë në regull dhe se pacientja pritet të shkojë në shtëpi”, tha Ndrejaj./Indeksonline/