Detaje të reja për lëndimin e Henderson, Fabinho dhe Alcantaras

Jordan Henderson do të humbasë takimin e së dielës në Premierligë me Leicester City, por Liverpool do të vlerësojë gjendjen e Fabinhos dhe Thiago Alcantara përpara ndeshjes në “Anfield”.
Henderson u largua nga Kombëtarja e Anglisë në fillim të kësaj jave, pasi pësoi një lëndim, shkruan IndeksOnline
Megjithatë, Jurgen Klopp konfirmoi se Reds do të kontrollojnë Fabinho dhe Thiago për të parë nëse ata janë të gatshëm të kthehen për takimin me ekipin e Brendan Rodgers.