Detaje të reja për policin që plagosi dy persona në Mramor

Sot në fshatin Mramor të Komunës së Prishtinës ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasojë dy persona u plagosën.
I dyshuari për plagosjen është një zyrtar policor, e këtë e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor e Kosovës.
Burime të Indeksonline pohojnë se polici është i komunitetit goran.
Ai dyshohet se është lënduar derisa ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes.
Ende nuk dihet arsyeja që ka çuar në plagosje./Indeksonline/