15:01 / E Martë, 23 Maj 2023 / LB

Detaje të reja për rastin në Sibovc të Podujevës, ka të plagosur dhe të arrestuar

Policia e Kosovës ka dal me njoftim për rastin në fshatin Sibovc të Podujevës, ku ka pasur gjuajtje me armë zjarri.

Në njoftimin e policisë thuhet se katër persona janë lënduar, dy prej tyre kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit.

Ndërsa, tre persona të përfshirë janë shoqëruar për në stacion policor.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 11:30, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri, në fshatin Sibovc të Podujevës

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar katër persona, prej tyre dy kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore, deri tani në stacion polico,  kanë shoqëruar tre persona të përfshirë në rast, si dhe është sekuestruar një armë zjarri.