75 Mall Live Search
23:50 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / AR

Detaje të reja për rrahjen e djalit të Rashiqit, në sulm u përfshinë edhe të moshuar

Në fshatin Llapnasellë sot ka ndodhur një përleshje masive mes disa personave, ku i përfshirë ishte edhe djali i politikanit serb, Nenad Rashiq.

Indeksonline përmes burimeve brenda organeve kompetente te sigurisë ka mësuar në detaje se si ndodhi i tërë rasti.

Fillimisht, drejtoresha e shkollës “Miladinin Mitic” në orën 10:30 ka denocuar në Polici rrahjen masive ndërmjet nxënësve të shkollave të tjera dhe personave të moshuar në afërsi të shkollës.

Pas kësaj, është raportuar për një person të lënduar, pra Nikolla Rashiq 2002 (djali i Nenad Rashiq), nga Dobrotini.

Kështu pas këtyre informative, Njësia Hetuese ka vajtur tek personi i lënduar ku u mori të dhënat që në përleshje kanë marrë pjesë personat: Marko Ristic 2002 nga Llapnasella, Qedomir Zhivkoviq nga Graçanica, Qedomir Zhivkoviq 2001 nga Graçanica, Branko Zhiviq 2002 nga Dobrotini, Dushan Niqiq 2002 nga Dobrotini, Milan Jovanoviq 2002 nga Dobrotini, Dimitrije Trajkoviq 2002 nga Dobrotini, Lazar 2000 nga Llapnasella dhe personi i mitur I.M. i lindur më 19.08.2003 nga Çagllavica.

Pas këtij njoftimi, Njësia Hetuese ka dërguar në Polici të gjithë personat e përmendur nga të cilët ka marrë deklarata dhe me që kanë pasur lëndime të dukshme është njoftuar ndihma mjekësore nga Llapnasella te cilëve ju ka dhënë ndihmën e parë mjekësore në stacion.

Ndërsa, personi i mitur është dërguar në spitalin Simonida dhe atje është mbajtur në vëzhgim.

Me këtë rast është njoftuar edhe Njësia Regjionale e Hetuesisë nga ana e Njësisë Hetuese dhe se me atë rast është kontaktuar me prokurorin kujdestar i cili ka urdhëruar që rasti të inicohet si pjesmarrje në rrahje.

Deri më tani për 3 persona ka paraqitur vendimin për qendrën hetimore dhe atë: Marko Ristiq, Çedomir Zhivkoviq, Branko Zhiviq dhe se ata janë transferuar në qendrën hetimore në Prishtinë.

Dhe se pas kësaj Njësia Hetuese sërish ka kontaktuar prokurorin kujdestar dhe se ai ka urdhëruar edhe për 4 persona e tjerë të dyshuar Milan Jovanoviq, Dimitrije Trajkovia, Lazar Karaxhiq, Dushan Niqiq të transferohen në qendrën hetimore në Viti.

Këta tanimë po transportohen në Viti. Lidhur me këtë rast është kompletuar lënda dërguar hetuesisë në punë të metutjeshme./Indeksonline/