75 Mall Live Search
20:38 / E Martë, 03 Maj 2022 / LB

Detaje të reja për takimet e nesërme të kancelarit gjerman me Kurtin dhe Vuçiqin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode ka bërë të ditur se nesër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë takime të ndara në Berlin me kancelarin Olaf Scholz.

Rhode ka thënë se Scholz do ta mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, pas takimeve.

“Nesër, Kancelari Scholz do t’i pres në takime të ndara Kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq në Berlin. Takimi me kryeministrin Albin Kurti do të përcillet nga një konferencë e përbashkët nga ora 16:00”, ka shkruar Rhode në Tëitter.