Detaje të reja për vdekjen e 12 vjeçarit në Vushtrri

Një nxënës i klasës së gjashtë nga Vushtrria është gjetur i vdekur nga vëllai i tij. Sipas policisë viktima është gjetur i shtrirë në dysheme.
Në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHUAR /Vushtrri 21.05.2022-14:12. Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpi ka gjetur vëllain -viktimën mashkull kosovar (i mitur) të shtrirë në dysheme. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.