75 Mall Live Search
09:41 / E Enjte, 30 Janar 2025 / L K

Detaje të reja për vdekjen e paragllajdistit në Istog, u godit në oborrin e shtëpisë

Sadik Ipekli ndërroi jetë dje në spital pasi u lëndua duke punuar në parashutën e tij në oborrin e shtëpisë.

Në njoftimin e policisë thuhet se viktima u godit në kokë deri sa po manipulonte me paragllajd.

“Raportohet se njësiti policor pasi ka marr një thirrje ka dalë në vendngjarje ku kanë hasur viktimën mashkull kosovar. Dyshohet se ne oborrin e shtëpisë se tij, viktima kishte qenë duke manipuluar me një mjet fluturues (paragllajd), prej të njëjti mjet dyshohet se është lënduar në kokë. Prokurori kujdestar ka dalë në vendngjarje. Ekipet mjekësore kanë konstatuar se personi ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/