75 Mall Live Search
09:14 / E Hënë, 21 Korrik 2025 / Z S

Detaje të reja për vdekjen tragjike të dy punëtorëve në Gjakovë, u rrëzuan nga kati i 2-të

Dy punëtorë kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot paradite në një objekt ndërtimi në Gjakovë.

Indeksonline mëson se të dy punëtorët kanë rënë nga kati i 2-të i një objekti ndërtimi.

Po ashtu Indeksonline mëson se punëtorët e ndërtimit e kanë humbur jetën pasi janë rrëzuar porsa kanë filluar punën në orët e para të mëngjesit.

Menjëherë pas aksidentit ata janë dërguar në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” Gjakovë, në emergjencë, por me gjithë përpjekjet e ekipit mjekësor, fatkeqësisht nuk kanë arritur t’u mbijetonin plagëve të marra./Indeksonline/