Detaje të reja rreth akuzave ndaj Loredanës, flet avokati Valentin Landmann
Loredana Zefi po akuzohet të ketë mashtruar një çift zviceran, duke marrë nga ta 700,000 franga.
Të martën, reperja hqiptare u arrestua nga policia në një apartament në Lucern, ku dhe u bastis shtëpia e saj, Loredana pretendonte të ishte avokatja Anna Landmann – vajza e paligjshme, e avokatit të njohur të Zyrihut, Valentin Landmann.
Pas gjithë kësaj historie, avokati Landmann është deklaruar për herë të parë, duke qenë se emri i tij është keqpërdorur në këtë histori që ka pushtuar Zvicrën.

“Nuk isha i lumtur kur dëgjova për këtë. Ky është një keqpërdorim absurd i emrit tim. Nuk kam të bëjë fare me çështjen dhe nuk kam asnjë vajzë të paligjshme”, deklaroj Valentin Landmann.
Por, emri Anna Landmann është i njohur për avokatin. Sepse ky është emri i ish-gruas së tij, por kjo tani është në pension. Edhe pse rasti u bë publik, megjithatë, ai nuk ka folur ende me ish gruan e tij.
Landmann nuk ka asnjë dyshim për rastin Loredana.“Është një shkelje e qartë që ka ndodhur” ka thënë ai.
Ai vetë do t’i ndjek veprimet ligjor kundër reperes për keqpërdorimin e emrit të tij në lidhje me rastin e mashtrimit.
Kujtojmë që Loredana po hetohet për mashtrime, zhvatje, detyrim dhe kërcënime të dyshuara ndaj një çifti zviceran së bashku me vëllain e saj Beim Zefi.