75 Mall Live Search
10:06 / E Martë, 21 Janar 2025 / H F

Detaje të reja rreth vrasjes tinëzare të Albison dhe Rexhep Slivovës në Klinë

Rexhep dhe Albison Slivova u vranë tinëzisht në nëntorin e vitit të kaluar në një lokal në qëndër të Klinës.

Dy të rinjtë nga Jashanica e Klinës u qëlluan nga Jon Hoti, një 19-vjeçar i cili për të kryer vrasjen dyshohet se përdori armën e babait të tij.

IndeksOnline mëson se në ditën kritike dorasi pasi kishte kryer aktin ishte nisur për në QKMF-në e Klinës.

Aty, ishte interesuar të mësonte më shumë për gjendjen e 21 dhe 23- vjeçarit, të cilët i kishte ftuar paraprakisht për takim e më pas edhe i qëlloi për vdekje.

“A janë gjallë ende dy personat që u sollën pak më parë këtu”, mësohet të ketë pyetur njërën nga infermierët e QKMF-së.

E ajo i kishte treguar se kishin ndërruar jetë, në të njëjtën kohë duke e pyetur se si i njihte viktimat.

“Unë i kam vrarë”, i ishte përgjigjur shkurt ai infermierës.

Pas kësaj, intermierja kishte kontaktuar policinë, ku edhe kishte ndodhur arrestimi.

IndeksOnline ka intervistuar dy familjet e viktimave dhe gjatë ditës së sotme do të publikojë detaje të reja lidhur me vrasjen tinëzare të tyre./IndeksOnline/