75 Mall Live Search
13:40 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / SH

Detaje të reja, si vdiqën nëna me dy djemtë në Stamboll nga helmimi me midhje

Pushimet e një familjeje gjermane në Turqi përfunduan në mënyrë katastrofike.
Pas vdekjes së dy fëmijëve (të moshës 3 dhe 6 vjeç) nga Hamburgu gjatë pushimeve në Stamboll, ka ndërruar jetë edhe nëna e tyre.

Babai mbetet i shtruar në spital. Hetimet për shkakun e sëmundjeve dhe vdekjeve janë duke vazhduar. Dyshohet për helmim nga ushqimi .

Të premten në mëngjes, autoritetet turke arrestuan katër të dyshuar. Kjo u njoftua nga ministri turk i Drejtësisë Yilmaz Tunc.

Sipas mediave turke, familja ka rrënjë turke dhe po vizitonte atdheun e tyre. Ministria e Jashtme gjermane konfirmoi se ata janë shtetas gjermanë.
Familja thuhet se udhëtoi për në lagjen “Ortaköy” rreth mesditës së të martës.

Kjo u deklarua nga babai përpara se të intubohej.

Atje, ata hëngrën midhje të mbushura nga një shitës ambulant dhe më pas supë dhe kukurec, një ushqim tradicional turk i bërë me zorrë viçi, në një dyqan tjetër.

Gjatë rrugës për në hotelin e tyre në lagjen “Fatih”, ata blenë llokum (një ëmbëlsirë turke) dhe ujë. Media të tjera raportuan se familja konsumoi edhe kumpir (patate të mbushura).

Të mërkurën, familja u shtrua fillimisht në spital me dyshime për helmim nga ushqimi për shkak të të përzierave dhe të vjellave.

Megjithatë, e gjithë familja u dërgua përsëri në spital. Pak më vonë, të dy fëmijët vdiqën dhe më pas edhe nëna./Indeksonline/