DETAJE/ Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, autorët lëvizën me motoçikletë, arma me silenaciator. Disa të shoqëruar

Dy persona me motoçikletë dhe me skafandra kanë shtënë disa herë ndaj 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili ndodhej në tarracën e një hoteli përballë me kinemanë “Republika” më Shkodër.
Menjëherë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur në vend 34-vjeçarin.
Nga sa mësohet 34-vjeçari ka qenë duke dalë nga bari i hotelit dhe sapo është afruar te shkallët është qëlluar disa herë.
Nga marrja në pyetje e disa dëshmitarëve mësohet të kenë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna, por vetëm kanë parë rrëzimin në tokë të viktimës dhe dy persona me skafandra të zeza dhe rroba të zeza me motor të cilët largohen me shpejtësi.
Çka lë të kuptohet se atentatorët kanë përdorur silenciator për të ekzekutuar 34-vjeçarin
Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit dhe lokaleve përgjatë rrugës dhe rrugicave, si edhe janë shoqëruar disa persona duke u marrë në pyetje si dëshmitarë rreth ngjarjes.
Nga ana tjetër 34-vjeçari Kristian Kola nuk ishte person me precedent penal dhe pa konflikte.
Kristian Kola së bashku me babain e tij kishin një kompani ndërtimi dhe punonin së bashku. Deri tani grupi hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Shkodrës nuk ka një pistë kryesore rreth kësaj ngjarjeje./Indeksonline/