75 Mall Live Search
09:23 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / AR

Detaje/ Vritet me thikë kosovari në Itali, pati përleshje masive

Një 45-vjeçar nga Kosova vdiq mbrëmë në Treviso të Italisë nga plagët e marra gjatë një përleshje në rrethin e Fierës.

Përleshja, sipas mediave italiane, ndodhi mes disa personave nga zona e Ballkanit.

Viktima ishte goditur disa herë me thikë, transmeton Indeksonline.

Pjesëmarrësit e tjerë, rreth 20 burra, u plagosën, disa më lehtë e disa më rëndë.

Disa prej tyre janë shtruar në urgjencë, të tjerët sipas dëshmive kanë ikur përgjatë bregut të lumit Sile.

Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende arsyet e kësaj historie, megjithëse nuk përjashtohet që të ketë lidhje me një rrahje të regjistruar pak ditë më parë në afërsi. /Indeksonline/