Detajet e fundit nga bisedimet mes përfaqësuesve të Modric dhe Interit
Ndoshta, Cristiano Ronaldo nuk do të jetë lojtari i vetëm i Real Madridit, i cili do të largohet nga Spanja drejt Italisë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, përfaqësuesit e Modric tashmë janë duke e kërkuar destinacionin e duhur për Modric në në Serie A.
E njejta gazetë konfirmon se përfaqësuesit në fjalë kanë pasur bisedime pozitive me Interin, shkruan IndeksOnline.
Modric, i cili e fitoi ”Topin e Artë” në Kupën e Botës, pritet të largohet nga Real Madridi pas gjashtë sezonesh.
Modric u transferua në Madrid për 30 milionë euro nga Tottenhami, duke bërë 258 paraqitje për Realin, dhe duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 40 aistime.
Dhe reprezentuesi kroat, mund të ketë vlerë më të madhe në treg për shkak të paraqitjeve impresive në Botëror dhe kështu Florentino Perez mund të gjenerojë para të majme nga shitja e tij.
Dhe në rast të largimit të Modric, Perez duhet ta blejë menjëherë zëvendësimin e tij, por nëse kroati qëndron, atëherë atij duhet t’i ofrohet kontratë e re dhe më e mirë financiarisht./IndeksOnline/