Detajet e kontratës së Szoboszlait me Liverpulin

Mungon vetëm zyrtarizimi i Dominik Szoboszlait si futbollist i ri i Liverpulit.
Mesfushori hungarez ditën e shtune ka përfunduar testet mjekësore e pastaj ka nënshkruar edhe kontratën me “Redsat”, shkruan IndeksOnline.
Szoboszlai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare e cila do ta mbajë në “Anfield” deri më 30 qershor 2028.
Liverpuli ka paguar 70 milionë euro skuadrës së Leipzigut për shërbimet e 22-vjeçarit.
Szoboszlai pritet që sot të zyrtarizohet si futbollist i ri i Liverpulit./IndeksOnline/