75 Mall Live Search
09:43 / E Shtunë, 16 Korrik 2022 / Gj. Sh

Detajet e marrëveshjes Barcelona-Lewandowski

Raportohet se skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje me Bayern Munchen për transferimin e Robert Lewandowskin, transmeton Indeksonline.

Bavarezët do të marrin 45 milionë euro plus 5 bonuse.

Sulmuesi polak pritet që gjatë ditës së sotme të udhëtoj drejt Barcelonës për ta kompletuar transferimin.

Lewandowski do të nënshkruaj një kontratë tre vjeçare me Blaugranët./Indeksonline/