Detajet e votimit për Topin e Artë të fituar nga Benzema

Karim Benzema ka fituar Topin e Artë për vitin 2022.
Francezi la mbrapa ish futbollistin e Liverpulit Sadio Mane, shkruan IndeksOnline.
Disa ditë më pas kanë dal detaje rreth votimit për Topin e Artë.
Nga 93 gazetarë që votuan për Topin e Artë, 89 votuan për Karim Benzema i pari.
Secili anëtar i kësaj jurie zgjedh tre lojtarë dhe u jep atyre 5 pikë, 3 pikë dhe 1 pikë.
Karim Benzema doli i pari dukshëm me vota para futbollisteve të tjerë ku morri gjithsejt 549 pikë.
Pas tij u renditen Sadio Mane, Kevin De Bruyne, Mohammed Salah e Robert Lewandowski.
Këto janë pikët për pesë vendet e para të votimit nga gazetarët:
1. Karim Benzema: 549 pikë,
2. Sadio Mane: 193 pikë,
3. Kevin De Bruyne: 175 pikë,
4. Mohamed Salah:170 pikë,
5. Robert Lewandowski: 116 pikë./IndeksOnline/