75 Mall Live Search
14:34 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

Detaje të reja për transferimin e Thiagos në Liverpool

Skuadra e Liverpoolit thuhet se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Bayernit, Thigao Alcantara.

Mesfushori spanjoll është dakord për transferimin e tij në “Anfield”, por pritet vetëm një “OK” nga bisedat e klubeve, shkruan IneksOnline

Klubi i Liverpoolit e ka një problem në këtë marrëveshje sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano.

Siç thotë ai, Liverpooli dëshiron ta ketë Alcantaran në skuadër por jo për t’i paguar 30 milionë për të, pasi shumë lehtë mund ta marr atë si transfer të lirë për 5 muaj, por kjo varet se sa gjatë “Reds” dëshirojnë ta mbajnë atë në skuadër.