15:01 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Detaji i vogël që mund t’ju ketë ikur në prezantimin e Arturo Vidal te Barcelona

Gjatë prezantimit të Arturo Vidal si lojtar i ri i Barcelonës, është zbuluar një detaj i vogël, të cilin shumica nga ne mund ta kemi humbur.

Në transmetimin ”live” të prezantimit të Vidal i krijuar nga Barça TV, ne mund ta shihnim kilianin duke ecur nëpër stadiumin, ”Camp Nou”, shkruan IndeksOnline.

Në një pikë, ai ishte parë duke luajtur futboll me djalin e tij, Alonson, në zhveshtore dhe ne mund t’i shihnim disa nga numrat në fanellë për sezonin e ardhshëm.

Fanella e Vidal është vendosur në zhveshtore më në fund, ku shihej se ai e mbante numrin 16, i cili është i lirë pas kalimit të Gerard Deulofeut në Watford.

Tutje me fanellën e re, Vidal vazhdoi të ecte përreth zhveshtores dhe vazhdoi të luante futboll me djalin e tij.

Megjithatë, numri 8 ishte i zënë. Ish-numri i Andres Iniestas i takon tani përforcimit të kësaj vere, mesfushorit brazilian, Arthur.

Zyrtrisht, Barcelona ende nuk e ka lansuar listën me numrat në fanellë për sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/

artuiro