Detaji që na kishte ikur! Trixa konfirmoi ndarjen nga Donaldi me xhaketën e tij veshur?

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj janë kryetema e ditëve të fundit.
Megjithëse nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për ndarje, në festën e post BBV dyshja nuk qëndruan bashkë dhe një ditë më pas Trixa i bëri “unfollow” Donaldit duke hedhur edhe disa story ku në një mënyrë e akuzonte aktorin për lojë.
Por një tjetër detaj ka filluar të shpërndahet në rrjete sociale.
Në storyt ku Trixa bëri “lajmërimin” e ndarjes kishte të veshur një xhaketë identike me at që Donaldi pati në finale.
Të shumtë janë ndjekësit që po aludojnë se mund të jetë e njëjta por të tjerë hedhin dyshime sepse xhaketa e Trixës është më e ngushtë dhe thjesht është e ngjashme.
Por një gjë është e sigurt veshja e saj nuk ka qenë një rastësi.
Deri më tani Donaldi nuk ka reaguar dhe edhe një ditë pas që Trixa e largoj nga Instagrami ai vazhdon ta mbajë.
