Deti i rrëmben shtëpitë përgjatë bregdetit, fatkeqësi në Ada Bojana
Valët e forta dhe deti i stuhishëm këto ditë po shkaktojnë dëme të mëdha në Ada Bojana, ku disa shtëpi janë seriozisht të kërcënuara ose tashmë të dëmtuara, gjë që ngre edhe një herë çështjen e mbrojtjes afatgjatë të kësaj pjese unike të bregdetit malazias.
Një video është shfaqur në rrjetet sociale që tregon se si deti i rrëmben shtëpitë përgjatë bregdetit.
“Çfarë katastrofe në Adën e Bunës. Deti po i rrëmben shtëpitë. Shteti nuk po bën asgjë për ta mbrojtur këtë perlë të bregdetit malazias në mënyrë më të përhershme”, thuhet në një postim në një llogari të X.
Njoftimi shkaktoi reagime të shumta nga publiku dhe tërhoqi vëmendje shtesë ndaj problemit të erozionit dhe masave të pamjaftueshme mbrojtëse.
Edhe pse ekspertët kanë paralajmëruar prej vitesh për nevojën e një qasjeje sistematike dhe zgjidhjeve të përhershme për mbrojtjen e Adës së Bunës, ende mungojnë veprime konkrete nga institucionet kompetente./Indeksonline/
Kakva katastrofa na Adi Bojani.
— Ðetić (@KonteZanovic) January 4, 2026
More odnosi kućice
Država ništa ne radi da trajnije zaštiti taj biser crnogoske obale. 👇 pic.twitter.com/5cGNlyXBbP

