Deti me dallgë në Himarë, 16 turistë të huaj kërkojnë ndihmën e policisë

Moti me erë dhe det të trazuar me zonën e Himarës ka detyruar Policinë Kufitare të ndërhyjë për t’iu ardhur në ndihmë pushuesve.
ABC News raporton se 16 persona të rinj, turistë të huaj kanë kërkuar ndihmë sërish tek policia Kufitare e Himarës.
Ky grup turistësh ndodhej në zonën midis plazhit të Qeparoit dhe Borshit duke lundruar me canoe.
Ata nuk kanë mundur te rikthehen në breg për shkak të detit me dallgë, por punonjësit e Policisë Kufitare kanë ndërhyrë sërish duke i shoqëruar dhe shpëtuar.