“Deti” te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Sot në Kosovë pati reshje të shumta shiu, të cilat edhe mbushën rrugët me ujë. Madje disa prej tyre u bënë të pakalueshme.
Njëjtë ndodhi edhe te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ku nga pamjet e siguruara shohim që rruga është vërshuar.

Në këtë vend, kjo ndodh sa herë që ka reshje të mëdha shiu. Situata e tillë bën që të ketë vështirësi në qarkullim./Indeksonline/
