Detyrohen ta përsërisin provimin pranues për studimet e doktoratës, protestojnë para UP-së

Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës kanë protestuar kandidatë të cilët janë pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik, por që sipas një vendimi të Senatit janë të detyruar ta përsërisin provimit pranues.
35 studentët e pranuar në dhjetor të vitit të kaluar kanë angazhuar një avokat për të kundërshtuar këtë vendim të Senatit.
Avokati Burim Haliti, tha se vendimi i Senatit është i padrejtë dhe se do ta kundërshtojnë në çdo formë.
