18:07 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Detyroi vajzën të shikonte vrasjen e prindërve, para se ta hidhte me makinë në liqen

Një vrasës vrau prindërit e një vogëlusheje të vogël para se të mbyste dhe atë, e me makinë ta gjuante në liqen.

Warden Raven Samar, 28 vjeçar pranoj krimet e kryera para punonjësit të policisë në Krime, transmeton Indeksonline.

Ngjarja kishte ndodhur përderisa Samet dëshironte ti shiste makinën e tij Konstantin Larkov, 35 vjeçar që ishte së bashku me bashkëshorten Khodareva, 32 vjeçare dhe vajzën e tyre, Ana.

Ata u takuan me familje dhe më pas ai kërkoj të ndaleshin diku që të marrë ajër të pastër, pastaj i kërcënoj me një armë dhe i mbyti të dy prindërit në sy të vajzës.

Në fund vrau edhe vajzën dhe e lëshoj drejt liqenit ku makina u fundos. Ndonëse dyshohet që vajza të ketë qenë gjallë deri sa makina mbytej në ujë.

Ndryshe, ngjarje të tilla që kanë ndodhur kohën e fundit në Rusi kanë adresuar shumë kërkesa drejtuar Vladimir Putinit që dënimi me vdekje të kthehet./Indeksonline/