13:21 / E Premte, 05 Janar 2024 / mp

“Devolli Corporation” sponsorizon kampionin e Kosovës, Pejën

“Devolli Corporation” do të jetë sponsori kryesor i klubit të basketbollit Peja.

Ujdia është nënshkruar pak momente më parë në ambientet e klubit pejan, njofton Klankosova.tv.

Kështu kampioni aktual i Kosovës përforcohet me një sponsor të fortë për objektivat kryesore të sezonit.

Në lidhje me këtë marrëveshje të arritur, kryetari i KB Pejës, Fatmir Gashi theksoi se do ta stabilizojnë gjendjen financiare, teksa shtoi se do të jenë pretendent kryesor për titullin e kampionit.