16:29 / E Martë, 31 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Devolli Corporation ndihmon zonat e përmbytura të Skenderajt

Devolli Corporation i është përgjigjur ftesës për të ndihmuar komunat, të cilat pësuan dëme gjatë përmbytjeve të fundit.

Fabrikat Comodita Home dhe M Sillosi kanë dhuruar dy kamionë me miell dhe dyshekë në zonën e Skenderajt.

Produktet i janë dhuruar familjeve në zonat e përmbytura në fshatrat Tushilë, Llaushë, Kuqicë dhe Lagjen 6 të Skenderajt.