Devolli kishte kërcënuar se ‘do t’i grushtojë e shqelmojë futbollistët’, ja çfarë ndodhi zhveshtore

Deklarata e trajnerit të Drenicës, Bledar Devolli pas barazimit nga Llapi ishte kontraverse.
‘Kuqezinjtë’ ishin në avantazh 3-1 por në fund morën vetëm një pikë.
Devolli theksoi pas ndeshjes se posa të futet në zhveshtore do t’i grushtojë e shqelmojë lojtarët.
Mbrojtësi i Drenicës, Erlis Frashëri tregon se çfarë ka ndodhur pastaj në zhveshtore.
“Ne nuk jemi fëmijë që të na rrah trajneri, jemi burra të rritur. Deklarata e tij ka qenë më shumë figurative në kuptimin që i dhimbsej djersa jonë sepse ishim shumë më të mirë se Llapi dhe është dashur ta fitonim ndeshjen” deklaroi Frashëri për Indeksonline.