15:17 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / C E

Devolli merr përgjegjësi për humbjen: Veç 15 minuta kemi luajtur futboll

Ballkani arriti të rrëmbej edhe tre pikët e radhës duke mposhtur Drenicën me rezultat 1-2 në Skenderaj.

Skuadra nga Skenderaj nuk ishte në element sot dhe nuk arriti të krijonte shumë dhe golin e vetëm e shënoi në minutat e fundit

Pas ndeshjes për ArtSport u prononcua edhe trajneri i tyre, Bledar Devolli.

“Nuk shkuan gjërat mirë që nga unë i pari, i marrë unë përgjegjësit”

“Dua t’i uroj kundërshtarit fitoren, por ja dhuruam ne pasi që nuk na shënuan golat ata, por ia dhuruam ne”

“Vetëm 15 minutat e fundit kemi luajtur futboll, vumë në vështirësi Ballkanin dhe bëmë edhe gol”

“Unë i marrë përgjegjësit për këtë ndeshje, unë stërvisë çunat dhe unë jam përgjegjësi kur humbim, që nga fillimi kam thënë punë, përgjegjësi dhe disiplinë”- përfundoi Devolli.

Kjo ishte dhe humbja e dytë radhazi për Drenicën që vazhdon të mbetet me 18 pikë në tabelë.