75 Mall Live Search
15:06 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / A. A

Devolli paralajmëron dorëheqjen nga Drenica, fajëson gjyqtarët për eliminimin nga Kupa

Pas humbjes së Drenicës në çerekfinale të Kupës nga Dukagjini, trajneri Bledar Devolli ka paralajmëruar se do të japë dorëheqjen nga detyra.

Trajneri nga Gjirokastra ishte i pakënaqur me gjyqtarët dhe fajësoi direkt ata për mungesën e rezultateve me Drenicën.

“Sot s’kam ç’të analizoj. Më thuaj. Kundërshtari do ta na vijë në portë, fati ishte i kundërshtarit dhe na bëri gol. Gjyqtari anësor kishte hedhur dorën në gjips, çfarë të flasim për futbollin. Ne sakrifikojmë, lëmë familjet”

“Do flas me presidentin, rrezik ta mbyll këtë punë këtu. Më vjen keq për këta futbollistë, sepse duket sikur punojmë kot. Nëse i merr ndeshjet e kësaj faze, djemtë punojnë dhe duket sikur punojnë kot. Nuk më vjen keq për vete, sepse ne jemi mësuar, por për këta djem. Është gjynah i madh. Është 2021-a nuk mund të vazhdojmë më kështu, nëse gjyqtari Genc Nuza me stemë të FIFA-s referon kështu, paramendo gjyqtarët tjerë si janë”, deklaroi Devolli.

/Indeksonline/