75 Mall Live Search
15:38 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / G T

Dewsbury-Hall largohet nga Chelsea, nuk ndryshon ngjyrat e fanellës

Futbollisti Kiernan Dewsbury-Hall është larguar nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori ka firmosur me Evertonin, një kontratë deri në vitin 2030, shkruan Indeksonline

Në vitin 2024, Hall u transferua te Blutë e Londrës nga Leicester City, por nuk pati minuta të majftueshme brenda sezonit të kaluar, andaj vendosi për t’u larguar.

Lojtari ishte pjesë e ekipit të Enzo Marescas në Kupën e Botës për Klube, ku fitoi në fund trofeun.

“Jam shumë i lumtur. Mezi pres të luajë. Të gjithë janë të gëzuar edhe familja ime. Everton është një nga skuadrat më të mëdha në këtë vend”, u shpreh ish-lojtari i Chelseat./Indeksonline/