22:32 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dezertuan në Londër, kaq vite burg rrezikojnë 4 komandot shqiptarë

Ministria e Mbrojtjes reagoi pas lajmit të publikuar në Albeu.com pasditen e sotme, se 4 efektivë ushtarake, që kanë qenë duke u trajnuar në Londër nuk ishin kthyer në bazë.

Mëesohet se ata rrezikojnë deri në 5 vite burg, bazuar te Kodi Penal Ushtarak. Në nenin 33 të Kodit, theksohet se shmangia nga shërbimi ushtarak ose dezertimi dënohet me 5 vite burg.

Kodi Penal Ushtarak

SHMANGIA NGA SHERBIMI USHTARAK

Neni 33

Dezertimi Largimi nga reparti ose vendi i shërbimit, i ushtarëve dhe nënoficerëve, me qëllim shmangie përgjithmonë nga shërbimi ushtarak, si dhe mosparaqitja e tyre me të njëjtin qëllim në repartin ose vendin e shërbimit me rastin e emërimit, transferimit, kthimit nga misioni, nga spitali ose nga leja, dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Po kjo vepër e kryer në kohë lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim jo më pak se dhjetë vjet.