Dezinfektohen dy Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bëri të ditur se sot është bërë dezinfektimi i përgjithshëm i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrës Mjekësore në Dardani dhe i autoambulancave të Qendrës për Mjekësi Urgjente.
Ahmeti theksoi se çdo hap i vogël është i rëndësishëm, transmeton Indeksonline.
I pari i Prishtinës nuk harroi të porositë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

Postimi i plotë:
Sot u bë desinfektimi i përgjithshëm i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrës së Mjekësisë Familjare nr. 5 në lagjen Dardania dhe i autoambulancave të Qendrës për Mjekësi Urgjente. Çdo hap i vogël është i rëndësishëm. Nuk kemi kërkuar kurrë diçka më të lehtë nga ju. Për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj ju lutemi që të rrini në shtëpi.
#Rrinshpi

