75 Mall Live Search
19:14 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Dezinfektohen edhe banesat sociale e strehimoret në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, në vazhdën e masave parandaluese që po merr kundër pandemisë koronavirus, sot përmes një postimi ka bërë të ditur se janë dezinfektuar edhe hapësirat e përbashkëta të banesave sociale në Hajvali dhe te Fusha e Pajtimit, përcjellë Indeksonline.

Po ashtu ai ka njoftuar se janë dezinfektuar edhe dy strehimore dhe disa institucione të tjera.

Ky është postimi i plotë:

Jo më pak të rëndësishme janë hapësirat e përbashkëta të banesave sociale në Hajvali dhe te Fusha e Pajtimit.
Prandaj, janë dezinfektuar si masë shtesë mbojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.

Gjithashtu janë dezinfektuar edhe dy strehimoret ”Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve” dhe “Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalim të Trafikimit me Qenie Njerëzore” .

Askush nuk do të mbetet në harresë e vetëm në Prishtinën tonë, ndërsa #bashkë do të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë!