Dezinfektohen hapësirat publike në Shtime

Në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e pandemisë COVID-19, sonte nga ora 20:00 ka filluar dezinfektimi i hapësirave publike në territorin e komunës së Shtimes, Institucionet, QKMF-ja, Stacioni i Policisë, QPS-ja si dhe rrugët kryesore, sheshi si dhe rrugicat në qytetin e Shtimes për të vazhduar me rrugët e fshatrave në komunën e Shtimes.
Komuna e Shtimes, masat parandaluese është duke i zbatuar në përpikëri, dhe për zbatimin e tyre është duke u përkujdesur Shtabi Komunal për Menaxhimin e situatës me COVID-19.