19:22 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Dezinfektohet në mënyrë vullnetare edhe Kompleksi Memorial “Adem Jashari”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, është dezinfektuar në menyrë vullnetare nga kompania “Pastrimi”- Skenderaj, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, nën menaxhimin e nivelit qëndror, gjegjësisht të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, është dezinfektuar në menyrë vullnetare nga kompania “Pastrimi”- Skenderaj, që ne si komunë kemi kontraktuar për të bërë dezinfektimin e objekteve institucionale lokale, arsimore, kulturore e sportive në komunën e Skenderajt.

Panik JO, Kujdes PO!/Indeksonline/